Pse e humbi Meta qetësinë në sallën e gjyqit? Flet avokati i tij pasi GJKKO e la në burg

Shqipëria

Pse e humbi Meta qetësinë në sallën e gjyqit? Flet avokati i tij pasi GJKKO e la në burg

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 18:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, ka folur për mediat pasi GJKKO shpalli vendim dhe e la ish-presidentin në burg.

Ai tha se e prisnin këtë vendim dhe se do ta ndjekin në rrugë ligjore duke paralajmëruar ankimim.

Ai tha se do të bëjë dhe kallëzim penal ndaj policisë, pas arrestimit të tij.

Ndërkohë i pyetur se përse Ilir Meta e humbi qetësinë sot në seancë, ai u shpreh: Nuk e ka humbur qetësinë, toni i lartë… e vërteta thuhet më zë të lartë. Është në të drejtën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat