Perime pa pesticide! Prodhimet organike pa kimikate shkojnë të gjithë për eksport

Shqipëria

Perime pa pesticide! Prodhimet organike pa kimikate shkojnë të gjithë për eksport

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Të gjithë ne jemi në kërkim të një ushqimi cilësorë, që të ketë shije dhe vlera ushqyese.

Shumë herë Shqipëria është bërë pjesë e lajmeve jo të mira për sa i përket sigurisë ushqimore, kjo pasi fermerët për të shpëtuar prodhimin në sera nga dëmtues të ndryshëm i luftojnë ato me kimikate që rrezikojnë shëndetin e konsumatorit. Por tashmë në Shqipëri, kanë filluar të ngrihen edhe serat e para që kanë zero pesticide, në vend të helmeve fermerët për dëmtuesit e bimës, po përdorin insekte të dobishme.

“Të sigurosh një bujqësi të pastër është e vështirë, ne si konsumatorë kemi frikë nga kjo pompa që shumë herë mbushet me pesticide të ndaluara ose jo. Po është e vërtetë mua tashmë nuk më duhet më kjo pompa pasi tani fluturën e bardhë e luftoj me një insekt, për këtë arsye unë po e hedh pompën, por lufta biologjike kërkon kohën e saj pasi insektet që dëmtojnë bimën dhe prodhimin nuk zhduken menjëherë”, shprehet fermerja Luljeta Bajrami.

“Në fillim nuk besova shumë që insekti do të zhdukte krahësbradhën, por më vonë pashë që sera ishte e pastër, shton ajo.

Një prodhim organik i rritur pa kimikate fermerit i siguron tregun që kërkon në çdo sezon bujqësor. Vendet e BE si Gjermani, apo Zvicra janë gati të japin çmimin e duhur për ushqimin cilësor, nga ana tjetër është detyrë e fermerit të prodhojë pastër dhe pa pesticide që rrezikojnë shëndetin e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat