Mosbindja civile, Policia thirrje protestuesve në Shkozet: Lironi rrugën

Shqipëria

Mosbindja civile, Policia thirrje protestuesve në Shkozet: Lironi rrugën

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 18:40
Shkozet

Rreth 1 orës pas nisjes së aksionit opozitar në kuadër të mosbindjes civile, ku janë bllokuar akset rrugore në 6 pika nevralgjike, policia i ka drejtuar një thirrje protestuesve që janë pozicionuar në rrethrrotullimin e Shkozetit për të liruar rrugën.

Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, bëri të ditur se përmes një atoporlanti, në një distancë rreth 100 metra, policia i kërkon protestuesve të lirojnë rrugën, ndërsa vijojnë të digjen gomat në mes të aksit rrugor.

Nga ana e protestuesve ka pasur ovacione kundër policisë në momentin që i është kërkuar zhbllokimi i rrugës.

Më herët, deputeti Edi Paloka tha se protesta e sotme do të vijojë për 3 orë, ashtu sikundër është njoftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat