Deputeti demokrat, Edmond Spaho tha se nga krimi i organizuar, po humbin jetën dhe njerëz të pafajshëm.
Sipas Spahos, ngjarjet e fundit tregojnë qartë lidhjet e Ramës me krimin e organizuar, për të mbajtur pushtetin e tij politik.
Spaho gjithashtu tha se tregues është dhe lista e Durrësit, ku katër deputet të kësaj liste, janë individ të lidhur më krimin e organizuar
“Do jetë një marshim proteste, pasi ju e dini ngjarjen në Shkodër, ku humbën jetën 3 persona, por ajo që është dhe më e papranueshme është fakti që qytetar të pafajshëm të cilët shkonin në punën e tyre, humbën jetën nga krimi i organizuar. Tregon qartë lidhjen e Ramës me krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin e tij politik. Tregues është dhe lista e Durrësit, ku katër deputet të kësaj liste, janë individ të lidhur më krimin e organizuar,” tha Spaho.