Berisha denoncon punimet në Unazën e Madhe: Lubi Balluku e ka ndarë në 14 lote për të vjedhur!

Shqipëria

Berisha denoncon punimet në Unazën e Madhe: Lubi Balluku e ka ndarë në 14 lote për të vjedhur!

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 12:31
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka denoncuar punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, që sipas tij janë bërë në mënyrë të tillë që të vidhet.

Berisha akuzon ministren Belinda Balluku se i ka ndarë punimet në 14 lote, me qëllim për të vjedhur në çdo lot.

Po ashtu Berisha tha se punimet që bën qeveria shqiptare i bën me 10 fish çmim me të madh sesa në Kroaci.

“Kjo unazë 27 km në të gjithë gjatësinë e saj, nga të cilat 3 km e para ishin të mbaruara në 2013, nga 2013 deri më sot ka përfunduar vetëm gjysma e km të mbetura. Këtë vit dhe në vazhdim janë për tu ndërtuar edhe 12-13 km të tjera. Por cfarë ka bërë lubi Balluku dhe Edi Rama? Që të copëtojë për të vjedhur, e ka ndarë në 14 lote, në mënyrë që në çdo lot të vidhet”, tha Berisha.

Berisha: Investimi në rrugë është investimi ndër më fitimprurësit dhe BB në studimet e veta ka gjetur se 1 mln i investuar në rrugë është 4 mln fitim në të ardhura pas investimit. Me dy kushte, kushti i parë është që investimi të jetë fisibël, pra ekonomisht i leverdishëm dhe jo kurrë si tuneli i Llogarasë që i vihet dryni në tetor dhe i hapen portat në qershor dhe që ka kushtuar 65 mijë euro për banorë. Natyrisht jo kurrë si aeroporti i Vlorës që shpallet aeroporti me i madh i Ballkanit, që ndërtohet 4 fish më shtrenjtë se një aeroporti i përmasave që do kishte nevojë Vlora dhe që gjobit qytetarët shqiptarë me biletat e pasagjerëve që do jenë më pak se 600 mijë.

Është bërë i tmerrshëm mekanizmi i vjedhjes së shqiptarëve me punë publike. Këto punë ndërtohen sot në Shqipëri me 10 fishin e çmimeve që ndërtohen me çmimin që ndërtohen në Kroaci. 90% i vjedh lubia me Edi Ramën. Sesi shkatërrohen punët publike, modeli është unaza e madhe e Tiranës. Kjo unazë 27 km në të gjithë gjatësinë e saj, nga të cilat 3 km e para ishin të mbaruara në 2013, nga 2013 deri më sot ka përfunduar vetëm gjysma e km të mbetura. Këtë vit dhe në vazhdim janë për tu ndërtuar edhe 12-13 km të tjera. Por cfarë ka bërë lubi Balluku dhe Edi Rama? Që të copëtojë për të vjedhur, e ka ndarë në 14 lote, në mënyrë që në çdo lot të vidhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat