SPAK mësyn sonte te Bashkia e Tiranës? "Ç'të bëjnë "kolegët", s'ta bën Perëndia! Janë prerë fletë-arrestet për ..."

Shqipëria

SPAK mësyn sonte te Bashkia e Tiranës? "Ç'të bëjnë "kolegët", s'ta bën Perëndia! Janë prerë fletë-arrestet për ..."

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 21:06
Ilustrim

Gazetari i njohur Basir Çollaku ka bërë një reagim që paralajmëron zhvillime të ethshme në Bashkinë e Tiranës.

Ai thotë se Prokuroria e Posaçme ka prerë disa fletë-arreste për zyrtarët e institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj, të shumëpërfolur për afera korruptive.

Çollaku lë të nënkuptohet SPAK, duke ju referuar prokurorëve si "kolegët", ashtu siç kryebashkiaku i Tiranës i quajti ata kur u mor për më shumë se 7 orë në pyetje.

Edhe Bashkinë e Tiranës nuk e përmend drejtpërdrejt, por punonjësve të saj u referohet si komshinjtë e "Et'hem Beut", për shkak të afërsisë që godina e institucionit ka me zyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vartësve të tij.

"Duket se sot, me datë 4 nëntor 2024, ka zbritur një kërkesë në kat të parë, për masë sigurie, për komshinjtë e "Et'hem Beut" kërkesa është një, por emra janë disa.. Ç'të bëjnë kolegët s'ta bën Perëndia... Shpresojmë dinjiteti profesional të mos e kthejë pas por ta çojë në adresë. Nuk është 1 prill", shkruan Basir Çollaku.

Edhe më parë, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga socialisti Erion Veliaj është kthyer në "shënjestër" të prokurorëve të SPAK, për shkak të disa hetimeve që janë hapur paralelisht, që nga inceneratori, korrupsioni dhe abuzimi me tenderat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat