Thyhen xhamat e një salloni bukurie në Pogradec, i dyshuari shoqërohet në komisariat

Shqipëria

Thyhen xhamat e një salloni bukurie në Pogradec, i dyshuari shoqërohet në komisariat

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 22:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Mësohet se rreth orës 20:30, një person i dehur në lagjen nr 2 të qytetit të Pogradecit, ku goditur me gurë drejt xhamave të subjektit e për pasojë janë thyer edhe disa pajisje të brendshme.

Policia ka bërë shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit ndërsa pritet që të zbardhen edhe rrethanat e ngjarjes dhe shkaku që e kanë çuar këtë shtetas të ndërmarrë këtë veprim.

Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat