Ibrahim Lici në makinën e atentatit në Shkodër? Gazetari: Policët nuk e shquan

Shqipëria

Ibrahim Lici në makinën e atentatit në Shkodër? Gazetari: Policët nuk e shquan

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 06:36
Ibrahim Lici

Gazetari Elkier Bushkolaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër në 30 tetor, ku në një atentat humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe një çift kalimtarësh të pafajshëm Flutura dhe Bashkim Basha.

Bushkolaj tha se është ende e vështirë të qartësohet pista e hetimit, pasi policia ende nuk ka arritur të dalë në një përfundim nëse në makinë me viktimat ka qenë i pranishëm edhe i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

Prezenca e tij u aludua në saj të publikimit të disa pamjeve, ku një person duket duke u larguar nga vendngjarja ndërsa ka shenja gjaku.

“As sot e kësaj dite policia nuk i ka dhënë përgjigje nëse personi që shfaqet në ato pamje është apo jo Ibrahim Lici. Në një moment në një nga pamjet, pranë tij është edhe një efektiv i policisë së Shkodrës. Kjo do të thotë që ai individ ka qëndruar aty deri në momentin kur kanë mbërritur makinat e para të policisë. Në perceptimin tim për ata që punojnë në strukturat e rendit po të kishte qenë Lici do e kishin njohur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat