Parandalohet atentati i mundshëm në Tiranë, ja kush ishte shënjestra

Shqipëria

Parandalohet atentati i mundshëm në Tiranë, ja kush ishte shënjestra

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Parandalohet një atentat i mundshëm në fshatin Gjeç Fushë të Tiranës falë shërbimeve të policisë.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një bidon plastik 0.5 litra, i mbushur me lëndë djegëse benzinë, me të cilën dyshohet se do të digjte një automjet tip “Opel” në pronësi të shtetasit me iniciale E. Sh., 28 vjeç

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Gjeç Fushë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një bidon plastik 0.5 litra, i mbushur me lëndë djegëse benzinë, me të cilën dyshohet se do të digjte një automjet tip “Opel” në pronësi të shtetasit E. Sh., 28 vjeç.

Gjithashtu, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjet një foto e automjetit tip “Opel”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat