Dha dorëheqjen si kryebashkiak? Beci: Kush s’ka punë tjetër, le të merret me llafe

Shqipëria

Dha dorëheqjen si kryebashkiak? Beci: Kush s’ka punë tjetër, le të merret me llafe

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 12:35
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që kanë nisur prej ditësh për pastrimin  kolektorit kryesorë të qytetit të Shkodrës në zonën e Perashit.

Ai u shpreh se nuk ka dhuratë më të madhe se kjo për banorët e Shkodrës nëpërmjet punës.

“Unë mendoj se kjo është më e rëndësishmja për qytetin, është kolektori që në 30 vite nuk është pastruar dhe ka qenë i bllokuar me ndërtime pa leje. Vazhdojmë intensivisht të punojmë dhe po bashkëpunojmë shumë mirë edhe me banorët, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për mirëkuptimin e tyre sepse sigurisht ne jemi duke punuar në oborret pranë banesave të tyre dhe po ecim besoj shumë mirë. Mendoj se është prioriteti i ndërhyrjeve të bashkisë dhe ujësjellësit. Nuk ka dhuratë më të madhe sesa pastrimi i këtij kolektori në prag të sezonit të dimrit që po hyjmë”, tha Beci

I pyetur në lidhje me lajmin që qarkullon në media për dorëheqjen e tij dhe paraqitjen në SPAK ai është shprehur se është thirrur normalisht, ka dhënë shpjegime normalisht, “kush s’ka punë tjetër le të merret me llafe”, ndërsa shtoi se s’ka asgjë që e ndal punën që ka nisur për zhvillimin e Shkodrës.

“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe, të merret me llafe. Mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, u shpreh kryebashkiaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat