“Vrasja është kryer nga një makinë ose…” – Karamuço për atentatin ndaj biznesmenit

Shqipëria

“Vrasja është kryer nga një makinë ose…” – Karamuço për atentatin ndaj biznesmenit

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 22:43
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Abania se vrasja e biznesmenit Eduard Reçi një natë më parë në kryeqytet është tipike mafioze, e mirëmenduar dhe e mirëorganizuar.

Ai tregoi se Reçi është qëlluar me një një pushkë me fishekë që nuk lë gjurmë nga një distancë jo shumë  e largët që mund të jetë nga një makinë ose një pallat pranë trotuarit ku ai u gjet i vdekur.

“Autorët kanë zgjedhur darkën, e kanë mbajtur në vëzhgim, sapo ka dalë te rrugica, te pjesa e trotuarit është qëlluar dhe ka rënë në tokë. Është një distancë e afërt, me pushkë, polica është habitur pasi bëhet fjalë për disa pushkë të veçanta që qëllohet me disa plumba pa këmishë, një armë e veçantë që përdoret për herë në atentate, e kanë menduar që mos të lënë gjurmë.

Nuk është dëgjuar shumë, mund të jetë goditur ose nga një pallat pranë vendit të ngjarjes ose nga një makinë”, tha Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat