PD e pakënaqur me Celibashin/ Ivi Kaso tregon shqetësimin e opozitës për debatin e votimit elektronik

Shqipëria

PD e pakënaqur me Celibashin/ Ivi Kaso tregon shqetësimin e opozitës për debatin e votimit elektronik

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 15:30
Ivi Kaso

Tensionet për parlamentarët e 2025 kanë nisur pa u dekretuar ende data e zgjedhjeve.

Qëndrimi i Ilirjan Celibashi që shkon në të njëjtën linjë me socialistët, se në qarkun e Tiranës do implementohet votimi dhe numërimi elektronik  prodhoi  jo vetëm refuzim,  por dhe tone  të forta nga ana e demokratëve.

“Ta harrojë Gjiknuri, ta harrojë Edi Rama dhe ta harrojë kushdo tjetër që mund të implementohet nje proces i tillë me kaq dyshime, me kaq pikëpyetje dhe me kaq pak besim nga zgjedhësit pa dakortësinë e opozitës.”, tha Kaso.

Në një dalje për mediat përtej Atlantikut, Celibashi lajmëroi  se për votimin elektronik ka nisur konsultimet me të gjithë aktorët politikë, por sekretari për çështjet zgjedhore dhe ligjore ne PD Ivi Kaso,  konfirmon  për Top Channel se nga ana e KQZ nuk  ka as  ftesë për bisedime dhe as negociata.

“Ne nuk kemi pasur asnjë komunikim me Celbashin  qoftë dhe për qarkun e Tiranës i vetmi njoftim është përmes mediave dhe po përmes mediave i bëjmë  te ditur qëndrimin tonë”, tha Kaso më tej.

Arsyeja pse Partia Demokratike është kundër elektronikës te cilën në të shkuarën e kërkoi më ngulm, është  mungesa  e besimit në teknologjinë e implementuar nga ana e KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat