Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, Prokuroria ashpërson akuzën për autorin

Shqipëria

Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, Prokuroria ashpërson akuzën për autorin

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 12:25
Martin Cani

Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit.

Prokuroria e akuzon të miturin për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndin edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij. Rasti ngriti alarmin e sigurisë nëpër shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat