GJKKO shtyn seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha

Shqipëria

GJKKO shtyn seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 13:42
Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj

GJKKO vendosi këtë të hënë të shtyjë për një datë tjetër seancën paraprake  ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.

Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj tha para mediave se seanca e radhës do të mbahet më 16 dhjetor, ndërsa tregoi edhe për procesin në Gjykatën e Strasburgut, ku sipas tij çështja e Berishës po trajtohet si çështje prioritare.

“Seanca është shtyrë për datën 16 dhjetor. Deri këtu nuk ka ndonjë risi.

Doja t’iu bëja me dije juve dhe opinionit publik se jemi njoftuar zyrtarisht se Gjykata e Strasburgut pa shteruar ende gjykimin në Gjykatën Kushtetuese e ka kaluar në fazën e debatit çështjen e zotit Berisha në një afat rekord, e ka konsideruar çështje prioritare dhe ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar në lidhje me procesin e parregullt ligjor, pretendimet që ne kemi paraqitur në Gjykatën e Strasburgut".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat