Gruaja vrau burrin në Sarandë, flet fqinja: Ajo ka probleme të shëndetit mendor

Shqipëria

Gruaja vrau burrin në Sarandë, flet fqinja: Ajo ka probleme të shëndetit mendor

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 12:24
Fqinja

Një krim i rëndë në familje ka tronditur fshatin Metoq të Sarandës.

Sipas informacioneve zyrtare, Elvira Tahiraj, 49 vjeçe, dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sopatë në kokë.

Një nga fqinjet e familjes Tahiraj ka fol për Euronews Albania duke u shprehur se Elvira kishte probleme të shëndetit mendor.

“Ajo e vrau atë? Po si se njohim. Ajo ka probleme mendore dhe i binte dhe sëmundja e tokës, nuk i flisnim me gojë dhe i rrinim largë se nuk e dinte çfarë thoshte. Llazi ishte burrë i mirë. Çudi, nuk kishte takat ai që e vrau ajo”, shprehet fqinja e familjes Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat