Me kë mund të bashkëpunoni në zgjedhje? Ja si përgjigjet Alibeaj

Shqipëria

Me kë mund të bashkëpunoni në zgjedhje? Ja si përgjigjet Alibeaj

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 23:14
Enekelejd Alibeaj

Në një emision televiziv ishin të ftuar deputetët Enekelejd Alibeaj dhe deputeti Agron Shehaj, përkatësisht kryetar i partisë Djathtas 1912 dhe kryetar i partisë Mundësia.

Alibeaj tha se Djathtas 1912 mund të bashkëpunojë me PD-në, por jo me “elementë që sulmojnë SPAK ose që kanë probleme me aleatët e mëdhenj të Shqipërisë”.

Ndërsa, Shehaj tha se Partia Mundësia shkon e vetme në zgjedhje.

Enkelejd Alibeaj: Ne përjashtojmë bashkëpunimin me maxhorancën. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD, por jo me elementë, që kanë probleme me aleatët tanë dhe që sulmojnë drejtësinë.

Agron Shehaj: Ne nuk bëjmë aleancë me asnjë forcë politike, do hyjmë vetë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat