Detaje të reja dalin në dritë mbi atentatin, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Ramazan Mataj, në Dobraç të Postribës.
Ai është qëlluar disa herë me armë zjarri.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes mësohet se i riu ka qenë vetëm duke drejtuar mjetin e tij i vetëm dhe është qëlluar nga dy krahët e automjetit duke e lënë të vdekur ne vend.
Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur pika kontrolli dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.