Premçi tregon për arratisjet dhe jetesën si trafikant të Dritan Rexhepit

Shqipëria

Premçi tregon për arratisjet dhe jetesën si trafikant të Dritan Rexhepit

Më: 12 janar 2025 Në ora: 08:34
Dritan Rexhepi

I ftuar në studion e “Review” në Euronews Albania, ish-drejtuesi i policisë Shmesi Premçi bëri një historik të arratisjeve spektakolare të Dritan Rexhepit nga burgjet. Premçi e cilësoi Rexhepin si një personazh të zgjuar dhe të guximshëm.

“Dritan Rexhepi akuzohet si një nga personat kryesorë që ka marrë pjesë në vrasjen e dy policëve në Krujë,” theksoi Premçi.

“Në atë kohë, ai ishte rreth 19 vjeç dhe kishte përfunduar një vit studimesh në Fakultetin e Drejtësisë. Më pas, ai u largua jashtë shtetit pasi mori vesh se po kërkohej për vrasjen e dy policëve. Ai është arratisur katër herë nga burgjet dhe njihet si një person i zgjuar, i shkathët dhe i guximshëm. Ka pasur mundësi të pasurohet nëpërmjet trafikut të drogës,” shtoi ai.

Premçi vazhdoi: “Ka zëra dhe informacione që sugjerojnë se Dritan Rexhepi mund ta ketë zgjedhur vetë këtë rrugë për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë, pasi ka marrë vesh se i rrezikohej jeta nga grupe kriminale ndërkombëtare.”

Nga ana tjetër, Premçi tha se ka informacione të tjera që tregojnë se kontributi i policisë shqiptare në kapjen e Rexhepit, akuzat për vrasjen e dy policëve dhe historia e Jan Prengës mund të kenë luajtur rol në ekstradimin e tij.

Ai përmendi gjithashtu se flitet se vrasja e Jan Prengës është zbardhur plotësisht dhe me të gjtiha detajet nga SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat