Moti për sot

Shqipëria

Moti për sot

Më: 15 janar 2025 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Depërtimi i masave ajrore të ftohta Polare do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura ku priten reshje të izoluara dëbore.

Parashikohet që orët e pasdites të zhvillojnë përkohësisht vranësirat në Qendër dhe Jug të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -8°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 10°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat