“Dua që fëmija im të ketë mbiemrin tim, jo të partnerit të saj”/ U akuzua për kërcënim ndaj gruas, burri rrëfen ngjarjen

Shqipëria

“Dua që fëmija im të ketë mbiemrin tim, jo të partnerit të saj”/ U akuzua për kërcënim ndaj gruas, burri rrëfen ngjarjen

Më: 23 janar 2025 Në ora: 15:08
Në emisionin “Me Zemër të Hapur”

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24 është trajtuar historia  mes një çifti, ku gruaja largohet së bashku me fëmijët duke denoncuar partnerin pasi mori një urdhër mbrojtje, ndërkohë partneri kërkon të sqarojë akuzat ndaj tij dhe ndalimin për të takuar fëmijën e tij.

Gjatë emisionit ai ka dhënë dhe versionin e tij të ngjarjes.

Ai deklaron se me partneren e tij është njohur me anë të një telefonate nga kompania ku ajo punonte në call center. Pasi kishin shkëmbyer numrat e telefonit ata filluan të bashkëjetonin.

Ai tregon se pas 6 muajve kishte dëgjuar thashetheme për jetën e saj dhe se  ajo kishte edhe dy fëmijë të tjerë por i mohonte duke thënë që ishin fëmijët e vëllait të saj. Gjithashtu ai mohoi akuzat për përndjekjen dhe kërkon që fëmija i tij të ketë mbiemrin e tij dhe jo të partnerit të ri të saj.

“Jemi njohur me anë të telefonit, kur ajo punonte në një kompani call center. Shkëmbyem numrat e telefonit dhe vazhduam komunikimin.Filluam të jetonim në Berat por ajo nuk ishte dakord dhe më kërkoi të ktheheshim në Tiranë. Pas 6 muajve fillova të dëgjoja thashetheme për jetën e saj dhe zbulova se ajo kishte edhe dy fëmijë me partnerë të tjerë. Ajo i mohonte fëmijët duke thënë se janë nipi dhe mbesa e saj. Nuk e kam përndjekur asnjëherë, akuzat e saj janë gënjeshtra. Dua që fëmija im të ketë mbiemrin tim , jo të partnerit të ri të saj.” përfundoi ai

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat