Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme Vitor Tolin, 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim që nga muaji korrik. Toli u arratis pas shkeljes së masës së arrestit shtëpiak gjatë verës.
Ai akuzohet për veprën penale të “Shitjes së lëndëve narkotike”.
Autoritetet e policisë kanë bërë të ditur se arrestimi i tij u realizua pas disa hetimeve intensive dhe informacionit të grumbulluar nga burime të ndryshme.
Toli do të paraqitet para gjykatës për masën e sigurimit dhe përballë drejtësisë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.