Aleksi Peto, është autori i dyshuar i plagosjes së 53-vjeçarit të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Por cili është motivi i ngjarjes?
Policia e kryeqytetit njofton se shkaqet janë motive banale. Mirëpo, burime nga vendngjarja kanë bëre të ditur se plagosja me thikë ka ndodhur për shkak të lidhjes sentimentale, mes nënës së autorit dhe të plagosurit. Madje, ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të një shtëpie private.
53-vjeçari mësohet se kishte lidhje prej disa kohësh me nënën e të riut Aleksi Peto, ndërsa kjo e fundit ishte e divorcuar me babanë e tij. Në momentin që i riu ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar Edi Rrapajn një herë. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën kurse 24-vjeçari është në kërkim nga policia.