Ministrja e Bujqësisë: Investimet në rritje, do dyfishojmë mbështetjen për fermerët

Shqipëria

Ministrja e Bujqësisë: Investimet në rritje, do dyfishojmë mbështetjen për fermerët

Më: 28 janar 2025 Në ora: 20:34
Anila Denaj

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e ftuar në “Real Story” tha se buxheti për mbështetjen e sektorit ka ardhur në rritje, që në momentin kur Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013.

Ajo pohoi se synimi është që në tre apo katër vitet e ardhshme të dyfishohet numrin e fermerëve, të cilët marrin mbështetje nga qeveria shqiptare.

“ Në 2024, në filluam me 34 milionë euro, por e përfunduam me 52 milionë euro me skemën e subvencioneve dhe po ti shtojmë  dhe 15 milionë euro të skemës së investimeve ne shkojmë diku te 60 milionë euro. Flasim për një fond buxhetor të konsiderueshëm dhe të krahasueshëm me vendet e rajonit. Angazhimi ynë për procesin e integrimit për 3-4 viteve është për të dyfishuar numrin e mbështetjes së fermerëve nga 67 mijë në 140 mijë. Dhe sigurisht kjo kërkon dhe mbështetje të tjera buxhetore”, tha ajo.

Gazetari i Abc News Bardhi Sejdarasi, u ndal tek niptet që janë dhënë për fermerët, ku tregoi dhe shifrat e përfituesve. Ai pohoi se bujqësia vijon të jetë një sektor problematik, por shumë gjerë janë bërë për ta ndryshuar atë.

“Është një sektor problematik por po të kesh parasysh se çfarë kanë ndodhur që nga viti 2013,  do ta shohësh që me të drejtë disa gjëra duhen vlerësuar. Kishim 4 mijë nipte fermerësh në 2013, sot kemi 97 mijë dhe mbështeten nga qeveria me fonde dhe subvencione”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat