Babë e bir, 64 dhe 39 vjeç, janë arrestuar nga policia në Tiranë për dhunë.
Sipas policisë, 64 vjeçari së bashku me të birin kanë dhunuar nusen e vëllait të tij për motive pronësie.
Gjatë kontrollit në banesë, 64 vjeçarit iu gjet edhe një armë gjahu pa leje.