Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë Ermando Lekaj.
Policia ka sekuestruar edhe doza kokaine dhe kanabisi, që u gjetën gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.