I mori pronarit të një ferme 40.500 euro për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive, por u zhduk së bashku me paratë!

Shqipëria

I mori pronarit të një ferme 40.500 euro për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive, por u zhduk së bashku me paratë!

Më: 30 janar 2025 Në ora: 10:51
Foto Ilustrim

Një 34-vjeçar është vendosur në pranga pasi i mori pronarit të një ferme 40.500 euro për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive, por u zhduk së bashku me paratë.

I riu me inciale N. D., ishte shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40 500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë, me këtë vlerë, për llogari të 43-vjeçarit. 34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar”, raportoi policia.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësuesi”.

Kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit mes strukturave policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. D., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40 500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë, me këtë vlerë, për llogari të 43-vjeçarit. 34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat