E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me ministrin e Brendshëm, Hoxha: Strukturat tona, të angazhuara për procesin elektoral të 11 majit

Shqipëria

E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me ministrin e Brendshëm, Hoxha: Strukturat tona, të angazhuara për procesin elektoral të 11 majit

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 14:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka zhvilluar sot një takim me të Ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Nancy VanHorn.

Hoxha shprehet se ka informuar VanHorn mbi angazhimin e strukturave të Ministrisë së Brendshme, posaçërisht Policisë dhe GJC, në raport me detyrat dhe përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 Majit.

Postimi i Ervin Hoxhës:

Prita sot të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn dhe stafin që e shoqëronte, me të cilët ndava një bisedë të frytshme rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin që shoqërohet me rezultate në rritje.

E informova znj. VanHorn mbi angazhimin e strukturave të Ministrisë së Brendshme, posaçërisht Policisë dhe GJC, në raport me detyrat dhe përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 Majit, si dhe me disa të dhëna nga sondazhi i fundit që mat perceptimin e publikut për sigurinë dhe punën e Policisë.

Pata mundësinë të shpreh gjithashtu falënderime për kontributin e palës amerikane dhe partneritetin, sidomos për Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët në të dy vendet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat