Një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital.Mësohet se i plagosuri është në reanimacion.
Policia ndërkohë është në kërkim të autorit.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje apo identiteti i personave të përfshirë në konflikt.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, shtetasi E. Sh. 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa indetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit