Profesori i Kriminalistikës: Veliaj po gabon shumë rëndë! Ja përse u acaruan marrëdhëniet e tij me prokurorin Dado

Shqipëria

Profesori i Kriminalistikës: Veliaj po gabon shumë rëndë! Ja përse u acaruan marrëdhëniet e tij me prokurorin Dado

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 00:23
Ervin Karamuço

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Eruonews Albania ku ka folur rreth arrestimit të Erion Velia

Sipas tij acarimet janë edhe personale pasi situata e kryebashkiakut Veliaj është e vështirë, pasi është në qeli. Megjithatë ai tha se vetë nuk do e këshillonte Veliajn të reagonte në atë formë mbi prokurorët e SPAK.

“Ajo që bën zoti Veliaj është shumë më tepër politike aktualisht.

Ai është një mesazh që i drejton elektoratit të vet dhe mbështetësve të vet, në një formë që të justifikojë të gjitha ato akuza që kanë dalë nëpër media, sepse dokumenti i plotë 360 e ca faqe qarkullon, por është ende i pazbardhur.

Unë nëse do isha avokat i zotit Veliaj nuk do e lejoja të bënte komunkime të tilla, sepse gjërat në mikro, teknike, ti nuk i qartëson dot.

Zoti Veliaj nuk është i pandehur, është një person që po zhvillohen hetime dhe provat e mbledhura janë prova për të ngritur dyshimet e arsyeshme për një masë, jo për ta çuar në burg.

Kështu që këto do jenë gjatë një procesi themeli. Ai do shkojë në gjykatë e të ballafaqohet në nivele të tjera, pse duhet ta vërë në vështirësi mbrojtjen e vet”,-tha Karamuço.

Profesori i kriminalistikës tha se ai solidarizohej me të gjithë prokurorët e SPAK.

“Unë solidarizohem me të gjitha vlerat që përmban SPAK-u, në kuptimin, etik, institucional, që ne nuk duhet ta lejojmë këtë lloj gjuhe, është gjuhë e tepruar që mund të krijojë shumë perceptime të tjera publike në mënyrë edhe të padrejtë. Nuk mund të drejtohesh me gisht aty”,-tha ai.

j por edhe për përplasjet e këtij të fundit me prokurorin Ols Dado.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat