Deputeti i PD, Asllan Dogjani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Rama në listat e mbyllura do fusë njerëz ‘pa gojë’ dhe do ‘pastrojë’ ata deputetë që nuk kanë mundur të vjedhin.
Dogjani: Në të gjitha zgjedhjet PS ka ardhur në pushtet ose ‘Sekti’ Rama ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, të manipuluara, me vota të grupeve kriminale.
Pikërisht për shkak të kësaj të mungesës së zgjedhjeve të lira, ka bërë që Shqipëria të shkojë mbrapa.
Në këto 12 vite ky në të njëjtën mënyrë ka qeverisur, vetëm ka ndryshuar forma por në përmbajtje është e njejta.
Pra mungon demokracia brenda PS-së dhe në këtë mënyrë ai i ka pastruar ato njerëz.
Jo pastruar nga vjedhjet që kanë bërë por ka pastuar ato që nuk kanë mundur të vjedhin.
I ka larguar ata të cilët nuk janë të lidhur me krimin dhe në këtë mënyrë tallet me to dhe tani i pastron.
Sepse në listat e mbyllura Rama do fusë njerëz ‘pa gojë’, ‘kukulla’.
Dhe bën edhe sfidën që unë nuk do jem në parlament.
Sepse në këtë mënyrë duke vendosur përballë këta deputetë që në 12 vite e kanë vjedhur kjo qeveri Shqipërinë sigurisht që ai është i bindur që do humbë pushtetin dhe do vendosë ato 12 ‘pa gojë’ dhe ndonjë tjetër që do ngelet.