Rrezikoheshin të mbyteshin në det, shpëtohen dy turistë kroatë në Velipojë

Shqipëria

Rrezikoheshin të mbyteshin në det, shpëtohen dy turistë kroatë në Velipojë

Më: 10 mars 2025 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Polica ka shpëtuar dy turistë kroatë që rrezikoheshin për t’u mbytur në det.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Postën Kufitare Velipojë dhe me ndihmën e Policisë Malazeze të cilët ndërhynë menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues, bënë të mundur nxjerrjen nga deti me një mjet lundrues të Policisë malazeze të dy turisteve kroate, të cilat po dërgohen për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin falënderojnë Policinë malazeze për reagimin në kohë dhe ndihmën për lokalizimin dhe shpëtimin e dy turisteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat