Zbulohen emrat e kryebashkiakëve të PS që do kandidojnë për deputetë

Shqipëria

Zbulohen emrat e kryebashkiakëve të PS që do kandidojnë për deputetë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Në emisionin “Now” këtë të hënë janë shpalosur emrat e kryetarëve të bashkive, të cilët janë aktual në detyrë të Partisë Socialiste të cilët do të lënë mandatin për të kandiduar për deputetë.

Nisur nga profili i tij, gazetarja Enkelejda Mema ka bërë një parashikim për një nga kryebashkiakët i cili është i sigurtë në listën e kandidatëve të PS.

“Agron Malaj kryetar i bashkisë së Matit, Ervin Demo kryetar i bashkisë së Beratit, Juliana Memaj kryetare e bashkisë Dimal, Majlinda Bufi kryetare e bashkisë së Roskovecit, Tërmet Peci kryetar i bashkisë së Tepelenës.

Tërmet Peci është i sigurtë që do jetë në listën e kandidatëve të PS për qarkun e Gjirokastrës, kjo sepse në zonën e Tepelenës, PS mesa duket nuk ka prodhuar një emër të mirë të PS i cili mund të mbledhë vota”, tha gazetarja Mema.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat