Kandidatët e PS-së për Durrësin, analisti zbulon listën e brendshme

Shqipëria

Kandidatët e PS-së për Durrësin, analisti zbulon listën e brendshme

Më: 11 mars 2025 Në ora: 00:46
Gazetari Lavdrim Lita

Gazetari Lavdrim Lita analizoi listën e kandidatëve për deputet të Durrësit, duke shpjeguar disa probleme të mundshme sipas tij në lidhje me kandidaturat e PD-së.

““Ka disa probleme politike në listën e PD-së për Durrësin, si Bylykbashi dhe Cara, të cilët janë cuna qyteti dhe kanë zona elektorale të njejta dhe Strazimiri nuk mund të jetë në një listë të mbyllur as me Aulon Kalanë dhe Andia Ullirin, pasi janë në zona elektorale të përbashkëta, ku mund ti marrin vota nga njëri-tjetri,” tha Lita

Ai u ndal edhe tek lista e PS-së, ku zbuloi emra të rinj që një liste të brendshme që i janë dorëzuar Edi Ramës nga Emiriana Sako për t’u kandiduar në këtë qark.

“Lista e brendshme e degës së PS-së për Durrësin përfshin Eva Budinin, Edmond Rrushin, Spiro Paçon, Artion Beqairin, Gerald Alljan, Koldiana Spahiun dhe Ani Durmishin. Këta janë emrat që i ka dërguar drejtuesja e qarkut, Emiriana Sako, në tryezën e qarkut. Do të jetë Rama që do të vendosë, së bashku me kryesinë, renditjen dhe klasifikimin e kandidatëve. Mendoj se zonja Ekonomi nuk është më as në listën e sigurtë, as në atë të hapur për shkak të tërheqjes së saj nga diskursi politik. Këta emra janë zyrtarë të PS-së në degën e Durrësit,” tha Lita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat