Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, Nënkryetari i PR Sention Zotaj, shprehu shqetësimin për mbylljen e mundshme të TikTok, duke e cilësuar atë si një vendim politik të motivuar nga interesat e qeverisë.
Sipas Zotaj, ky vendim nuk ka lidhje me sigurinë në shkolla, por ka si qëllim sigurimin e politikës që po zhvillon aktualisht qeveria.
Mbyllja e TikTok, sipas tij dëmton lirinë e fjalës dhe mundësinë për të shprehur mendime të ndryshme në një periudhë të ndjeshme politike.