Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka ndarë momente nga takimi i tij me Ministrin e Shëndetësisë së Italisë, Prof. Dr. Orazio Schillaci.
Përmes një postimi në Facebook, Shehu e cilësoi Schillaci-n si një figurë të shquar në fushën akademike, shkencore dhe tani edhe atë politike.
Ai theksoi mbështetjen e ministrit italian për projektet në Shqipëri, duke kujtuar rolin e tij si profesor, dekan dhe më pas rektor i Universitetit “Tor Vergata” në Romë.
Shehu vlerësoi gjithashtu Italinë si një vend mik dhe partner strategjik të Shqipërisë në të gjitha dimensionet.