Seanca e Veliajt në Apelin e GJKKO, Rumano: Provat e reja të SPAK synojnë të justifikojnë masën e sigurisë

Shqipëria

Seanca e Veliajt në Apelin e GJKKO, Rumano: Provat e reja të SPAK synojnë të justifikojnë masën e sigurisë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 21:46
Avokati Gentian Rumano

Avokati Gentian Rumano, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar procesin gjyqësor në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se provat e reja të paraqitura nga SPAK nuk ndikojnë mbi rrethanat e faktit apo mbi veprat penale për të cilat është ngritur dyshimi.

Sipas Rumanos, Apeli duhet të mbështetet te dosja e shqyrtuar nga shkalla e parë dhe jo në elementë të rinj që nuk ndryshojnë thelbin e akuzave. Ai argumenton se provat e SPAK kanë të bëjnë kryesisht me kriteret për caktimin e masës së sigurisë.

“Një nga këto kushte është ndikimi i drejtpërdrejtë i subjektit në gjykim. Kur subjekti paraqet rrezik në ndikimin e provave, me provat e reja prokuroria kërkon të krijojë këtë bindje edhe te gjykata. Kjo kërkon të përforcojë gjykimin e arsyeshëm se Veliaj mund të ndikojë te dëshmitarët apo provat e këtij procesi,” tha ai.

Ndërkohë, Apeli i GJKKO sot nuk ka marrë një vendim për çështjen , ndërsa mbrojtja e Veliajt vazhdon të kundërshtojë argumentet e prokurorisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat