SPAK, prova të reja për Veliaj, Karanxha: Prokurori nuk i ka paraqitur për lehtësim

Shqipëria

SPAK, prova të reja për Veliaj, Karanxha: Prokurori nuk i ka paraqitur për lehtësim

Më: 11 mars 2025 Në ora: 22:02
Ervin Karanxha

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha sot se përderisa provat e reja në gjyqin e Veliaj i ka paraqitur akuza do të thotë që pozita e kryebashkiakut të Tiranës mund të rëndohet.

Sipas Karanxhës, së shpejti mund të shkohet drejt përfundimit të hetimit.

“Pati debat provash. U paraqiten prova të reja nga ana e SPAK dhe mbrojtja ka të drejtë të njihet me këto prova të reja. Mund të ketë dëshmi, përgjime, prova shkencore.

SPAK pretendon se këto prova rëndojnë pozitën e Veliaj. Mbrojtja duhet të njihet me këto prova. Prokuroria ka të drejtë të paraqesë prova të reja.

Provat nuk i kam parë, por deri sa i ka paraqit prokurori nuk i ka paraqitur për lehtësim. Prokuroria po e heton këtë çështje dhe nga shpejtësia.

Mendoj që kjo çështje mund të shkojë drejt fundit, shumë shpejt do të kemi dhe njoftimin për përfundimin e hetimeve.

Veprimet po bëhen në mënyrë dinamike dhe çështja shumë shpejt do të jetë në përfundim të hetimeve.

Më tej Karanxha tha se dosja Veliaj është një dosje faktesh më shumë sesa një çështje që lidhet me dëshmitarët”, tha ish-prokurori.

Sipas tij, dosja Veliaj dhe akuzat që janë nuk kanë lidhje shumë me dëshmitarë.

“Me çështje fakti kuptojmë rrugët që janë bërë jashtë shtetit, doganat. Provat janë aty, edhe dëshmitari (tha kështu tha ashtu nuk ka ndonjë vlerë).

Dëshmitarët kanë rendësi në vepra të tjera, p.sh. në një vrasje që është dëshmitar okular. Në rastin konkret, çështja është çështje fakti, edhe përgjimet janë.

Kush person ka bërë zhdoganimet. Nuk shoh rrezik të madh tek provat. Provat janë marrë duke proceduar kodin e procedurës penale”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat