Refuzuan kontrollin e mjetit në Portin e Vlorës dhe lënduan policin, dy të ndaluar

Shqipëria

Refuzuan kontrollin e mjetit në Portin e Vlorës dhe lënduan policin, dy të ndaluar

Më: 11 mars 2025 Në ora: 22:48
Ilustrim

Një grindje ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Vlorës në Shqipëri.

Dy persona që udhëtonin me një furgon me targa angleze janë konfliktuar me një punonjës të policisë kufitare, i cili po ushtronte kontroll mbi mjetin.

Sipas burimeve, dy personat kanë refuzuar kontrollin e plotë të furgonit, me pretendimin se ishin kontrolluar më parë në doganën italiane.

Si pasojë e konfliktit, një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa dy shtetasit janë ndaluar nga Policia e Vlorës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat