Meta: Kandidoj në listë të hapur. Avokati: Meta si Beleri, humbet nëse nuk betohet

Shqipëria

Meta: Kandidoj në listë të hapur. Avokati: Meta si Beleri, humbet nëse nuk betohet

Më: 12 mars 2025 Në ora: 00:01
Romeo Kara

Avokati Romeo Kara në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News për zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe listat e kandidatëve.

Avokati u ndal tek çështja e Metës, duke thënë se sipas tij do të përsëritet rasti i Fredi Belerit.

“Mendon që të hyjë edhe vetë. Në momenti që personi nuk betohet e ka të pamundur të gëzojë mandatin. Kemi një precedent me ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës që nuk e gëzojë. Them se do të përsëritet rasti Beleri. Kur KQZ ta konsiderojë fitues dhe të betohet atëherë fiton lirinë”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, avokati komentoi edhe seancën për Erion Veliajn, e cila u shty.

“Gjykimi është thelb, procedura është për të ndihmuar gjykimin. Nuk ka investime të gjykatës për vërtetësinë e provave që çohen në gjykim. Nuk duan t’ja dinë. Arsyet për të cilën është kërkuar arresti deri më tani ka mundësi të jenë shtuar, por mbetet të thotë gjyqtari. Ata nuk duhet të mendojnë tani si politikanë, duhet ta prisnin me qetësi. Duhet të vihen përpara drejtësisë të gjitha auditetet”, u shpreh ai.

Më tej avokati shtoi: “Duhet të kemi demokraci, ne e kemi mbytur demokracinë dhe për t’u kthyer në standarde, duhet të pastrojmë këtë llum që është sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat