Mbyllja e “Tik Tok”/ Avokati: Duhen krijuar disa standarde

Shqipëria

Mbyllja e “Tik Tok”/ Avokati: Duhen krijuar disa standarde

Më: 12 mars 2025 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje që nxënësit të bojkotojnë mësimin pas vendimit për mbylljen e Tik Tok.

Pavarësisht kësaj thirrje në shkollat e Tiranës u zhvillua mësimi si normalisht.

Në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara tha se platformat sociale, duhet të kenë filtra. Megjithatë ai theksoi se Berisha nuk është personi i duhur për të folur për fjalën e lirë, pasi e ka shkatërruar vendin.

“Mendoj që duhet të krijohen disa standarde. Duhet të ketë filtra realë, por kur del Berisha që thotë duhet të mbrojmë fjalën e lirë, është për të vënë duart në kokë. Berisha nuk ka nxjerrë një fjalë të mirë nga goja, vetëm helmon. Berisha edhe njerëzit që ka, i ka njerëzit e memeve”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat