Akuzohet se ka vjedhur në Milano, arrestohet në Laç 33-vjeçari

Shqipëria

Akuzohet se ka vjedhur në Milano, arrestohet në Laç 33-vjeçari

Më: 12 mars 2025 Në ora: 08:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 33”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Akuzohet se ka vjedhur në Milano, në kuadër të një organizate kriminale, arrestohet në Laç, 33-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit solid dhe intensiv, me homologët e Policisë italiane, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 33”, lokalizuan në Laç dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasin K. N., 33 vjeç, i lindur në Laç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat