Berishës i ikën një aleat, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian largohet nga koalicioni “Për Shqipërinë Madhështore”

Shqipëria

Berishës i ikën një aleat, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian largohet nga koalicioni “Për Shqipërinë Madhështore”

Më: 12 mars 2025 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Sali Berisha i është larguar një parti.

Bëhet fjalë për Aleancën e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski, që ka marrë vendimin për të dalë nga koalicioni opozitar.

Kryetari i kësaj force politike i është drejtuar me një letër kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i njofton edhe vendimin për t’u tërhequr.

Shkresa drejtuar KQZ:

Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË

Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

I nderuar z. Celibashi,

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i partisë

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat