Për një gjobë…/ Goditi me grusht efektivin, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

Shqipëria

Për një gjobë…/ Goditi me grusht efektivin, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

Më: 12 mars 2025 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

35-vjeçari Eriol Çela është arrestuar nga policia e Dibrës pasi ka goditur me grusht një punonjës policie.

Blutë bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur pas vendosjes së një gjobe për parkim të gabuar.

Njoftimi: 

Goditi me grusht, për shkak të detyrës, një punonjës policie, vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin Eriol Çela, 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, për parkim të gabuar, ka goditur me grusht, një punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat