Tentoi të fuste rreth 110 mijë euro të pa deklaruara në Shqipëri, arrestohet 40-vjeçari, i kishte fshehur në…

Shqipëria

Tentoi të fuste rreth 110 mijë euro të pa deklaruara në Shqipëri, arrestohet 40-vjeçari, i kishte fshehur në…

Më: 12 mars 2025 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Policia e Portit të Durrësit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”, duke arrestuar shtetasin Jahje Zebi, 40 vjeç, banues në Dibër, pasi tentoi të fuste në Shqipëri 108,960 euro dhe 600 franga, pa i deklaruar në Pikat e Kontrollit Kufitar (Pkk). Gjatë kontrollit të furgonit që ai drejtonte, autoritetet gjetën shumën e parave, që dyshohet se janë produkt i veprimtarive kriminale.

Po ashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale furgoni që ai drejtonte, dy celularë dhe pasaporta e tij. Ky arrestim vjen pas një operacioni të intensifikuar për parandalimin e krimeve në kufi dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme. Tre ditë më parë, Policia e Portit të Durrësit sekuestroi gjithashtu një tjetër shumë parash, 223,200 euro, të dyshuara gjithashtu si produkt i krimeve.

Policia ka nisur hetimet për burimin e parave të sekuestruara dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Port, Durrës/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Aseti”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për të lëvizur shuma të mëdhaja parash, pa i deklaruar në pkk.

Sekuestrohen 108 960 euro dhe 600 franga, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Arrestohet në hyrje të Shqipërisë, 40-vjeçari të cilit iu gjetën paratë në furgonin që drejtonte.

3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Jahje Zebi, 40 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.

Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat