Kërkoi të jetë kandidat në listat e hapura, anëtari i Kryesisë së PD-së: Duhet luftuar për çdo votë

Shqipëria

Kërkoi të jetë kandidat në listat e hapura, anëtari i Kryesisë së PD-së: Duhet luftuar për çdo votë

Më: 12 mars 2025 Në ora: 14:24
Grigels Muçollari

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka zgjedhur të jetë e pjesë e listave të hapura e kandidatëve për deputetë, pasi beson se duhet luftuar për çdo votë që Partia Demokratike të fitojë në zgjedhjet e 11 Majit.

Ky është një moment jetik për vendin dhe më pas vjen në rëndësi karriera e secilit, shkruan Muçollari në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Sot, në mbledhjet e Kryesisë së PD dhe të Këshillit Kombëtar, do të finalizohet ekipi i përfaqësuesve të PD për zgjedhjet e 11 majit. Është vetëm një nga etapat, pasi Partia Demokratike është tashmë në këtë betejë kudo me njerëzit, strukturat e saj në çdo seksion, grupseksion e degë.

Ka vëmendje, ka pritshmëri dhe patjetër do të ketë edhe debate.
Falë Zotit, PD e ka debatin pasuri të saj. Ditën që s’do të ketë debat, s’do të ketë më PD. Këtu jemi shumë ndryshe nga kundërshtarët tanë.

Unë vetë e kam bërë të ditur edhe më herët, madje këtë qëndrim ia kam komunikuar edhe Kryetarit të Partisë, përpara procesit të primareve, dhe i qëndroj këtij parimi: do të jem në listën e hapur. Ky është një moment jetik për vendin, për shoqërinë, për PD-në. Më pas vjen në rëndësi karriera e secilit. Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e qeverisë. Që ndryshimi të vijë, duhet luftuar për çdo votë. Për çdo votë luftohet vetëm në listën e hapur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat