Gjykata e Apelit të Përgjithshëm dënoi me 12 vite heqje lirie Arjan Tasen, që drejtonte skafin që përplasi për vdekje fëmijen 7 vjeçar në Potam të Himarës.
Apeli la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë që e gjeti fajtor për akuzën e vrasjes me dashje.
Tre vjet me parë, ngjarja tragjike në bregdet në kulmin e pushimeve verore shkaktoi një furtunë të madhe për sigurinë në plazhe, çka u pasua me kontrolle të shumta nga policia kufitare, por dhe me disa të arrestuar për shpërdorim detyre nga radhët e uniformave blu.
7-vjeçarja Jonada Avdia, që jetonte në Angli, kishte ardhur për pushime me familjen e saj në jug të Shqipërisë ku humbi dhe jetën në këtë ngjarje tragjike.