Veliaj kundërshton provat e reja të SPAK: Jeni marrë me telefonatat e mia me djalin dhe familjen!

Shqipëria

Veliaj kundërshton provat e reja të SPAK: Jeni marrë me telefonatat e mia me djalin dhe familjen!

Më: 12 mars 2025 Në ora: 14:35
Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në seancën që po mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuara, ka kundërshtuar provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet.

Veliaj ka pretenduar se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tioj familjare, raporton gazetarja Anila Hoxha.

“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, është shprehur Veliaj.

Vendimi për Veliajn pritet të merret sot, pasi gjyqi i një dite më parë, që zgjati 7 orë e 30 minuta, u shty.

Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat.

Por, prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash dhe prej arrestimit këto akuza i ka mohuar

Një tjetër sugjerim i avokatëve ishte edhe ofrimi i garancisë pasurore . Gjatë ditës ne gjykatë ishte edhe avokati amerikan Joshua Robert i cili kërkoi të vëzhgonte seancën, një kërkesë që nuk u pranua duke u konsideruar si e pabazuar ne ligj. heqjen e masës arrest në burg e kërkoi edhe biznesmeni Elman Abule dhe për shfuqizimin e detyrimit me paraqitje e kërkuan edhe 3 të dyshuarit e tjerë që po hetohen në gjendje të lirë. Edhe për ta gjykata do shprehet këtë të mërkurë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat