Veliaj kërkon lirinë, shtyhet seanca/ Vendimi për kryebashkiakun jepet të enjten

Shqipëria

Veliaj kërkon lirinë, shtyhet seanca/ Vendimi për kryebashkiakun jepet të enjten

Më: 12 mars 2025 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Shtyhet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi për masën e sigurisë, do të merret ditën e enjte në orën 10:00.

Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar shfuqizim të masës së arrestit në burg ose ndryshim me një masë më të lehtë, duke ofruar edhe garanci pasurore. Avokati i mbërritur nga SHBA Joshua Robert nuk u lejua që të merrte pjesë në cilësinë e vëzhguesit në seancën e djeshme që zgjati disa orë.

Prej datës 10 shkurt, kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet i arrestuar me dyshimin se ka kryer dy vepra penale, atë të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në seancën e mbajtur 2 ditë më vonë pas arrestimit, më 12 shkurt për vleftësimin e masës së arrestit të dhënë në mungesë ndaj Veliajt, kryebashkiaku përmes avokatëve mbrojtës ofroi edhe garanci pasurore në këmbim të lirisë, por u refuzua nga gjykata.

Nga hetimet ka rezultuar se Erion Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të për përfitimin e shumave të mëdha monetare. Nga ana tjetër, Veliaj ka pretenduar se akuzat e prokurorisë janë të pabazuara dhe tendencioze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat