Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) pasi njoftoi largimin nga koalicioni me Sali Berishën, ka filluar negociatat me kryeministrin Edi Rama.
ABC News mëson se kryetari i kësaj partie, Vasil Sterjovski pritet të jetë në listë të hapur për qarkun e Korçës.
Ishte pikërisht kjo arsyeja se pse kjo forcë politike u largua nga koalicioni i Berishës.
Për ABC News, Sterjovski dekaroi se me Berishën, dështuan në negociatat për përfshirje në listën e hapur të Korçës, por se edhe në qarqe të tjera nuk i dhanë vende në lista.