Dashnor Sula nuk do të jetë kandidat për deputet, Berisha: S’është përjashtuar, ai ka meritat e veta

Shqipëria

Dashnor Sula nuk do të jetë kandidat për deputet, Berisha: S’është përjashtuar, ai ka meritat e veta

Më: 12 mars 2025 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Sali Berisha, para mbledhjes në Kryesi, është shprehur se Dashnor Sula nuk është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë.

“S’është përjashtuar dhe s’mund të përjashtohet. Ka meritat e veta. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Telefoni im ka mijëra mesazhe, edhe mund të më ketë shkruar. Ai është njeri i respektuar”, tha Berisha.

Kreu demokrat ka lënë të nënkuptohet se Sula mund të jetë kandidat, kur u pyet nga gazetarët sesi mund të linte jashtë liste një nga më të votuarit në qarkun Elbasan, gjatë primareve.

“Ajo nuk dihet. Ai deklaron, por pastaj mund të ndërrojë mendimin”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat